Skip to content

Nesër çmendet moti, priten shira të rrëmbyeshëm dhe erë e fortë; ndalohen të gjitha nga shteti në…

Kushtet e motit për ditën e nesërme parashikohen të jenë të paqëndrueshme në të gjithë vendin, me reshje shiu me intensitet të ndryshëm sipas qarqeve.

Sipas parashikimeve, reshje mesatare deri lokalisht intensive priten në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, ndërsa në Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare.

Lexo gjithashtu:  Sk*ndal i rende ne rrugen qe i ka kushtuar shqiptareve qimet e kokes

Ndërkohë, për shkak të përkeqësimit të situatës hidrometeorologjike në dhe jashtë Gjirit të Vlorës gjatë ditëve të enjte dhe të premte, autoritetet kanë ndaluar pajisjen me leje nisjeje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë në det të hapur.

Lexo gjithashtu:  Mbesa e Robert Ndrenikës “shpërthen” ashpër ndaj Brikenës

Duke nisur nga ora 06:00 e datës 26 mars 2026 deri në orën 06:00 të datës 27 mars 2026, pritet erë nga drejtimi jug–juglindje me forcë deri në 6–7 ballë, me shpejtësi 15–20 m/s dhe dallgë që arrijnë nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Si pasojë e kushteve të motit, anija e linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar lundrimin dhe mbërritjen në Portin e Vlorës për ditën e nesërme.

Lexo gjithashtu:  Hyn ne fuqi VKM per shpërblim financiar për të rinjtë në Programin e Talenteve

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë operimet normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Sipas autoriteteve, përmirësimi i situatës për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 27 mars 2026.

Published inNews