Skip to content

“Situata alarmante, 100 milionë euro dëme…” Klodiana Lala nxjerr faktet live dhe shokon me detajet drithëruese për…

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se kati i parë i burgut të Durrësit vijon të jetë i përmbytur dhe të paraburgosurit janë çuar në katin e dytë dhe se autoritetet vendore dhe qendrore nuk po mbajnë përgjegjësi.

“Ka patur problematikë edhe te burgu i Durrësit, ku qelitë e katit të parë janë përmbytur tërësisht. Të gjithë të paraburgosurit që janë zyrtarë të lartë nga ish-ministri Beqaj dhe kryebashkiaku Veliaj janë çuar në katin e dytë dhe për momentin po mbahen aty, ndërsa kati i parë nuk është kthyer në normalitet.

Lexo gjithashtu:  U shtrua para disa ditesh në spital! Vjen lajmi i madh për ish-presidentin, ja çfarë po i ndodh sot (Foto)

Institucionet vendore nuk kanë marrë asnjë masë. Ka patur një protestë dhe kryetarja e bashkisë që nuk ka kërkuar as ndjesë, edhe pse pjesa kryesore e hidrovoreve nuk ka punuar dhe ka miliona euro dëme. Duhet të ketë ndjesë dhe dëmshpërblime të banorëve. Gjithë propaganda bëhet pse kanë hedhur qytetarët plehra, por harrohet se nuk është inceneratori që nuk ekziston edhe pse janë dhënë mbi 100 milionë euro.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende aksident rrugor ne vend!

Si është e mundur që nuk flitet për projektin e inceneratorëve që duhej të ishte më i madhi në vend dhe tani akuzohen qytetarët pse hedhin plehrat. Janë 1000 banesa të dëmtuara”- tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Lexo gjithashtu:  E fundit! SHBA bën reagimin e forte per Top Channel! Tallja e Edi Rames, ja cfare ka bërë Donald Trump
Published inNews