Skip to content

E fundit/ Nuk permbahen banorët e Big Brother, gati kapja me duar

Një moment tensioni është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, ku dy banorët Marko dhe Shëndriti janë përfshirë në një debat që ka kaluar edhe në kontakt fizik.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë dhe raportimeve mediatike, konflikti nisi për shkak të cigareve, kur gjatë diskutimit mes banorëve u vu re mungesa e tyre. Debati verbal mes dy konkurrentëve u përshkallëzua, derisa Marko i është afruar Shëndritit dhe e ka goditur në dorë.

Lexo gjithashtu:  Zbulohet data kur nis në parlament shqyrtimi amnistisë, përfitojnë 447 të burgosur

Në video dëgjohet Marko teksa i drejtohet banorit tjetër me tone të ashpra, duke i kërkuar cigaret e tij, ndërsa situata tensionohet për disa sekonda dhe ndërhyjnë banorët e tjerë për të qetësuar gjakrat.

Lexo gjithashtu:  E trishtë/ Vdes papritur ish-deputeti i PD-së (Emri)

Ngjarja ka ndezur reagime në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa disiplinore apo do ta trajtojë incidentin gjatë Prime-t të radhës.

Lexo gjithashtu:  Ish kreu i SHISH nxjerr sekretet e renda te ish-kryeministrit! Si u tentua te demtohej UCKne lufte me Serbine

Ky është një tjetër episod i tensionuar brenda shtëpisë, ku konfliktet mes banorëve kanë qenë të shpeshta gjatë javëve të fundit dhe dinamika e lojës po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Published inNews