Skip to content

Nis konflikti midis SHBA-së dhe Iranit?! Befason deklarata e fundit

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka deklaruar se Teherani dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh, por nuk është caktuar një datë specifike.

Duke folur për Al Jazeera Arabic në lidhje me bisedimet me Shtetet e Bashkuara, ai tha se të dyja palët besojnë se raundi i ri do të zhvillohet së shpejti, duke lënë të hapur mundësinë e një rifillimi të menjëhershëm të kontakteve.

Lexo gjithashtu:  Shumë PARA dhe FAT i BEGATE për këto shenja! 2026 do të jetë Viti qe Plotesohen krejt deshirat

I pyetur për mundësinë e një konflikti ushtarak me Shtetet e Bashkuara, Araghchi vuri në dukje se një mundësi e tillë ekziston gjithmonë, por theksoi se Irani është gati si për një zgjidhje paqësore ashtu edhe për luftë.

Ai i vuri theks të veçantë garancive për vendet e rajonit, duke sqaruar se Teherani ia ka bërë të qartë palës amerikane dhe shteteve fqinje se, në rast të një sulmi nga Shtetet e Bashkuara, forcat iraniane do të synojnë bazat amerikane të vendosura në rajom.

Lexo gjithashtu:  “Kush e fiton Big-un?”/ Arbër Hajdari thotë këtë emër

“Ne nuk do të sulmojmë vendet fqinje, ne do të synojmë bazat amerikane të vendosura në to. Ka një ndryshim të madh midis të dyjave”, theksoi ai.

Lexo gjithashtu:  E BUJSHME, SPAK mèrr ne hètim GJYKATEN KUSHTETUESE, e rènde cfare ka ndodhur

Ndërsa të dyja palët kanë treguar gatishmëri për të ringjallur diplomacinë në lidhje me mosmarrëveshjen e gjatë bërthamore të Teheranit me Perëndimin, Araghchi hezitoi të zgjeronte bisedimet.

“Çdo dialog kërkon përmbajtje nga kërcënimet dhe presioni. Teherani diskuton vetëm çështjen e tij bërthamore… Ne nuk diskutojmë asnjë çështje tjetër me Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Published inNews