Skip to content

Nxehtësi jаshtëzаkоnisht të lаrtа në Frаncë në mеs të dimrit ! Меrkuri i аfrоhеt 30 grаdëvе

Temperatura rekord për sezonin u regjistruan në Francën jugperëndimore, me merkurin që tejkaloi 25°C dhe iu afrua 30°C sot; moti ngjante më shumë me majin.

Në Orthez, pranë Pirenejve, termometri tregoi 28.3°C. Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në shkurt në këtë stacion meteorologjik, të përuruar në vitin 1994. Rekordi i mëparshëm në zonë ishte 27.1°C, i vendosur në shkurt 2020.

Lexo gjithashtu:  ME VIDEO / I riu futet në sallën e Këshillit Bashkiak dhe shpërthen: Ju jeni ***

Në Biarritz, u regjistrua një temperaturë maksimale prej 27°C (14 gradë mbi normën sezonale), në Pau 26°C, në Mont-de-Marsan 25°C dhe në Tuluzë 22°C.

Lexo gjithashtu:  E BUJSHME! Shkarkohet me 'ceremoni' ish-Ministri ne Britani

Në Francën jugperëndimore, temperaturat, tashmë të larta për këtë kohë të vitit, u rritën më tej dhe ngjajnë me ato të… majit, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik (Météo France).

Lexo gjithashtu:  Sèrîsh tym e flákë nèsër në pròtestèn e PD? Pòlîcîa blîndòn instîtucîonet, në ‘alèrt’ edhe Amèrîkánët

Ekspertët theksojnë se temperaturat jashtëzakonisht të larta gjatë dimrit po bëhen një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë për shkak të ndryshimeve klimatike./Lami i Fundit

Published inNews