Skip to content

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në SPAK

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku raportohet se ka dorëzuar audiopërgjimin origjinal të 21 janarit.

Prej 15 korrikut 2024 dosja hetimore për vrasjen e 4 protestuesve me 21 janar 2011 është në duart e prokurorëve të SPAK.

Lexo gjithashtu:  Mateo nuk përmbahet, ‘shpërthen’ në lot teksa i shkruan letër nënës

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut që e quajti krim shtetëror i hapi rrugë hetimeve nga SPAK, duke regjistruar procedimin penal me datë 15 korrik 2024,

pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, për 3 vepra penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,

Lexo gjithashtu:  Ndryshimi drastik i motit per diten e veres, ja cfare pritet

“Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Në SPAK procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Lexo gjithashtu:  E BUJSHME, familja e Cim Pekes del kunder Berishes, Syri Tv censuron deklaraten
Published inNews