Skip to content

Doktori i Enver Hoxhes ke qenë ti, Sali, jo ne,

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu, një nga kandidatet për kreun e PD-së, së cilës iu ‘mbyll dera’, thotë se Berisha nuk ka as burrëri e as turp në turin e tij të thashethemeve me qëllim, mohimin e kontributit të demokratëve.

Lexo gjithashtu:  Ky është 43-vjeçari shqiptar që vdiq në punë në Greqi, lë pas gruan, fëmijën 3 vjeç dhe një të porsalindur (Foto)

“Doktori i Enver Hoxhes ke qenë ti, Sali, jo ne! Sali Berisha ka nisur edhe sot të njëjtën valë sulmesh dhe të pavërtetash ndaj demokratëve. Një pensionist politik, i shpallur “non grata”, që vijon turin e thashethemeve dhe mashtrimeve për të zbehur dhe mohuar kontributin tonë në çdo cep të Shqipërisë. Në Dibër të moçmit thonë “Mashtrimi ta ul burrnine’, turpi ta nxin faqen.” E sot, Sali, ti nuk ke më as burrëri e as turp — dhe këtë po e kuptojnë çdo ditë e më shumë demokratët dhe shqiptarët” shkruan Balliu në Facebook.

Lexo gjithashtu:  Akuza të forta ndaj Ramës/ Dh*në, dr*gë dhe korr*psion – çfarë fshihet pas gjithë kësaj?
Published inLAJMI