Skip to content

E pápritur! Dorëhiqet prèsidenti…

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, njoftoi sot se jep dorëheqjen dhe shtoi se zëvendëspresidentja aktuale Iliana Jotova do të marrë postin e kreut të shtetit.

“Nesër do të jap dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës së Bullgarisë”, tha Radev në një konferencë të jashtëzakonshme informative, sipas Bulgarian News.

Lexo gjithashtu:  E RËNDË/ Dy persona qllohen për vdkje pranë aeroportit

Radev theksoi se demokracia bullgare nuk do të mbijetojë nëse lihet në duart e, siç tha ai, “strukturave të korruptuara dhe ekstremistëve”, duke theksuar se besimi i qytetarëve e detyron të mbrojë institucionet.

Ai kujtoi se u zgjodh për herë të parë president nëntë vjet më parë dhe se besimi iu rinovua në vitin 2021, duke vlerësuar se u përpoq ta justifikonte këtë nder dhe përgjegjësi në të gjitha veprimet e tij.

Lexo gjithashtu:  Bëni kujdes/ Pas 24 oresh stuhi shiu dhe dëborë, të rrezikuara këto qytete

“Nëntë vjet më parë, ju votuat që unë të shërbeja në Bullgari si president. Së bashku përjetuam një sërë krizash, sulmesh nga oligarkia dhe protesta të mëdha në vitet 2020 dhe 2025. Sot, po ju drejtohem për herë të fundit si president i Bullgarisë. I pranoj gabimet e mia”, tha Radev.

Lexo gjithashtu:  Pronari shqiptar i ndjek me shkop
Published inNews