Skip to content

Pergj*ken rruget! Aksident i tm*rrshem ne vend, nderron jete 35-vjecari

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Libofshë në fshatin Agim.

Mësohet se një 35-vjeçar ka dalë nga rruga teksa ka qenë duke udhëtuar me motor dhe për pasojë është plagosur rëndë.

Lexo gjithashtu:  Ndryshojne rregullat për azilin, BE llogarit Kosovën në listën e vendeve të sigurta

Raportohet se ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, por nuk ka mundur dot shpëtojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.

Lexo gjithashtu:  Temperaturat priten të arrijnë deri në…/ Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

“Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Lexo gjithashtu:  Euro në rënie të lirë, flet eksperti

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Published inNews