Skip to content

Drejtësia kërkоn аrrеstimin/ Ish-dерutеti sоciаlist zbulоn раrа kоhе vеndimin е PS-së рër Ваllukun…

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi thotë se beson që PS do jetë kundër kërkesës së GJJKKO lidhur me çështjen “Balluku”. Koçi kritikoi edhe veprimet e opozitës, duke u shprehur se ato e konsolidojnë qeverinë dhe nuk e dobësojnë atë.

“Nëse marrim çështjen e pezullimit, PS ka qenë kundër kësaj kompetence. Sigurisht që Gjykata Kushtetuese me atë vendimin 4:4 e la në fuqi vendimin e pezullimit, por çuditërisht prapë PS është duke e respektuar, kur kishte mundësinë për të respektuar kërkesën e GJKKO dhe jo thjesht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kemi të bëjmë me një qëndrim jo konsenguent.

Lexo gjithashtu:  “Nuk ka kthim pas”/ Selin vendos pikat mbi “i”, rreth lidhjes së saj me Mirin

Nga ajo që u pa në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve u duk sikur PS do jetë kundër kërkesës së GJKKO-së, nuk pres një ndryshim në pak ditë. Me sa duket problemi do të jetë sërish prezent dhe në një farë mënyrë jemi me këtë lloj qëndrimi, duke ushqyer pak opozitën, pavarësisht se është një opozitë që ka atë performancën e vet, që në gjykimin tim e konsolidon qeverinë, nuk është se e dobëson, nga mënyra si vepron opozita”, tha ish-deputeti socialist.

Lexo gjithashtu:  Bollek me LEK pas dates...! Paolo Fox do ju cmende me leximin e FATIT, ja kush eshte ne vend te pare
Published inNews