Skip to content

Trágjedi e madhe ne vend, i riu gjèndet i vdèkur ne dyqan, nena i jep fund jetes sapo merr vesh lajmin (detajet trònditese)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Lezhës, ku brenda pak orësh janë shënuar dy humbje jete në të njëjtën familje.

Rreth orës 19:30, në lagjen “Gurra” të Lezhës, në ambientet e dyqanit të tij të veglave të punës, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm.

Lexo gjithashtu:  Horoskopi i shtate diteve (9-15 shkurt 2026), parashikimi dhe fati për të gjitha shenjat

Sipas të dhënave paraprake nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, pas marrjes së lajmit tragjik për humbjen e të birit, nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, dyshohet se ka pësuar një gjendje të rënduar psikologjike. Sipas policisë, ajo dyshohet se ka varur veten dhe është gjetur e pajetë nga familjarët në banesën e saj, në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Lexo gjithashtu:  Kandidat për Bashkinë e Tiranës, Flor Binaj zbulon se cfarë i ka shrkuar Rama

Trupat e pajetë të nënë e bir janë transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar me saktësi shkaqet e humbjes së jetës.

Lexo gjithashtu:  "Paratë do vijnë nga qielli" Vjen lajmi i CM*NDUR sapo hyri 2026 Tre Shenja pas 1 jave Do

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të dyfishtë, ndërsa autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Published inNews