Një afrimitet i papritur mes dy konkurrentëve të “Për’puthen” ka ndezur menjëherë thashethemet në rrjetet sociale. Katerina dhe Kejsi u kapën mat duke biseduar shumë afër njëri-tjetrit në “dhomën e nderimit”, duke lënë të kuptohet se mes tyre po lind diçka më shumë se thjesht shoqëri.
Burime nga produksioni raportojnë se gjatë një pushimi të xhirimeve, Katerina dhe Kejsi shkëmbyen batuta dhe shikime domethënëse, duke qenë shumë të qeshur e të relaksuar në praninë e njëri-tjetrit. Kjo skenë nuk kaloi pa u vënë re nga moderatorja Loredana, e cila ndërhyri menjëherë duke i ngacmuar me pyetje pikante. “Ka diçka këtu, apo vetëm shoqëri?” – thuhet se pyeti Loredana, duke i lënë dy konkurrentët të skuqeshin dhe të shmangnin një përgjigje të drejtpërdrejtë.
Afërsia e tyre ka bërë që fansat e emisionit të bëhen menjëherë pjesë e diskutimit, duke u shprehur të bindur se kimia mes Katerinës dhe Kejsit po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Shumë prej tyre kërkojnë që dyshja të dalë në një takim zyrtar, për të testuar nëse kjo afërsi mund të kthehet në një histori të re dashurie brenda formatit të programit.
Mbetet për t’u parë nëse Katerina dhe Kejsi do të bëjnë hapin e radhës dhe do t’u japin fund spekulimeve, duke konfirmuar një “date” romantike në emision.