Skip to content

Mengjesin e sotme nje ngjarje me pasoja te renda!

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, afër fshatit Gocaj.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë e të cilit dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një grua dhe një fëmijë që udhëtonin me mjetin tjetër kanë mbetur të plagosur.

Lexo gjithashtu:  Plas keq serish ne Big Brother, cfare do beje produksioni tani?

Sipas burimeve, viktimat janë identifikuar si Elona Florini dhe Petrit Florini, një çift bashkëshortësh nga Puka.

Petrit Florini, i cili ishte efektiv policie, ka ndërruar jetë në vendngjarje bashkë me gruan e tij.

Lexo gjithashtu:  Kaos në QSUT/Gjysma e Tiranës gati 2 orë pa drita në acar, pacientet po v....

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të nxjerrë trupat e pajetë nga automjetet dhe kanë transportuar të plagosurit në spital.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti tragjik.

Lexo gjithashtu:  Ngjarja trágjike ka shokuar komunitetin ne Greqi

Një ditë më parë, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, u regjistrua një tjetër përplasje e fortë që mori jetën e tre personave, ndërsa një e re mbeti e plagosur rëndë.

Published inNews