Skip to content

E rëndë në Tiranë! E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari abuzon me të renë në apartamentin e tij!

Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale M. F., 48 vjeç, i cili e kishte punësuar të renë si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të tij, në banesën që ai kishte marrë me qira në Tiranë.

Sipas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçarja më datë 01.12.2025, punëdhënësi i saj ka kryer me të marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj teksa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës.

Lexo gjithashtu:  Rriten tonet ne BBVAL! Miri i ‘West Side Family’ ne gjendje te keqe

Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”.

Lexo gjithashtu:  Të gjithë kujtojne se është nga Tirana, do habiteni kur të mësoni se nga është me origjinë Rudina Magjistari

Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës;”, njofton policia.

Lexo gjithashtu:  Do shkoni diku per fundjave? Del njoftimi URGJENT: Ne keto vende ka RREZIK te
Published inNews