Skip to content

E bujshme! Nga opozita emërohet në qeverinë e re – EMRI

TIRANË — Qeveria shqiptare ka miratuar sot një sërë ndryshimesh në nivelin e zëvendësministrave, duke shënuar rikthime të rëndësishme në postet publike.

Silva Caka, ish-deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), është emëruar zëvendësministre e Brendshme. Ky vendim vjen pas shkarkimit të zëvendësministrit të mëparshëm, Andi Mahilaj. Caka ka një përvojë të gjerë si juriste dhe politikane, duke shërbyer më parë si deputete në Kuvend dhe anëtare e komisioneve të rëndësishme, përfshirë atë për Çështjet Ligjore dhe Reformën në Drejtësi. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT, Kritikoi kreun e qeverise, shkarkohet nga puna gazetari i njohur ne diten qe u bë baba

Ndryshime ka pasur edhe në sektorë të tjerë:

  • Ministria e Shëndetësisë: Eugena Tomini është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Mira Kapisyzin. Tomini rikthehet në këtë detyrë, pasi më parë ka drejtuar Institutin e Shëndetit Publik (ISHP).
  • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Ish-deputetja Edona Bilali është emëruar zëvendësministre në këtë dikaster.
Lexo gjithashtu:  Alarm për luftë! Ja çfarë paralajmëron shteti i madh
Published inNews 2