Skip to content

E fundit, Berishes i ndodh e papritura pas protestes

Gazetare, politikane, por dhe shume qytetare duket se kane vene Berishen ne shenjester per lidershipin e Partise Demokratike. Pas protestes se sotme, e cila pritej te mblidhte shume qytetare, por qe ishte nje deshtim total, kane ardhur reagime te forta kunder Berishes, duke kerkuar ne nje fare menyre qe te hape krahun.

Botuesi i gazetës Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se opozita nuk ngjall shpresë se mund të rrëzojë Edi Ramën dhe tha se Berisha po luan me nervat e demokratëve duke dalë me 200 vetë në shesh, në takimet që i quan “Foltore”.

Biseda në studio:
Nikoll Lesi: Opozitë që nuk ngjall besim, luajnë me nervat e demokratëve. Thonë se qeveria është e korruptuar dhe mafioze, kjo përballohet me turmë të madhe. Populli nuk del, me 200 vetë… Çfarë opozite është kjo? Si ta rrëzojë Ramën kjo? Është opozitë e mbaruar. Nuk ka lidership. Kjo foltore i shërben doktorit për zgjedhjet e partisë, që mbyll çdo zë. Në vend të thoshte do të gjejmë figurë të re që të kandidojë…

Lexo gjithashtu:  Arrestohen dy djemtë e Valbona Selimllarit! Veprimi i tmerrshëm që kryen mbrëmë

Një vend që nuk ka opozitë serioze dhe të besueshme ka probleme. Në 2004-2005, ishte PD opozitë por kishte frymëzim. Ne mbajmë mend në 1999 që ishte lufta e Kosovës, bënë thirrje gazeta Albania dhe Koha Jonë, doli plotë sheshi Skënderbej. Doktori me 200 veta? Si do të vijë në pushtet?

Lexo gjithashtu:  Lum ju qe i keni! Vjen pas shume kohesh lajmi ME I FORTE per euron

Andi Tela: Një pjesë e njerëzve që duhet të mbushin sheshin, kanë ikur.

Nikoll Lesi: Këto 500 mijë qe votuan për PD, ku janë? Nuk kanë besim te doktori që i sjell në pushtet. Me këtë gjendje që është PD, po të ikë doktori, shkërmoqet, por me doktorin nuk vjen në pushtet. Doktori duhet ta hapë vetë rrugën.

Enton Abilekaj: Nuk është se nuk kanë besim te doktori, por nuk kanë besim që me këto mënyra vihet në pushtet. Ata thonë po dolëm në shesh për parakalimin e rradhës… Kjo nuk ka asnjë vlerë. Duhet të ketë ide lidershipi i PD. Me këto protesta, as drejtoresha e COD nuk dorëhiqet.

Lexo gjithashtu:  Tronditjet Lindja! Tjetër front lufte, vriten 9 fëmijë nga bombardimet

Kurse, Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka reaguar me ironi pas foltores që zhvilloi Berisha para Kryeministrisë, ku morën pjesë vetëm “një grusht” militantësh.

Balla publikoi një foto me batutën se në protestë nuk erdhën dot disa nga krushqit, pasi u lodhën në dasmën e javës së kaluar, duke iu referuar protestën që zhvilloi PD një javë më parë.

Balla shkruan se tashmë Berisha shpalli “armiq” edhe aleatët amerikanë.

“Sot kishte edhe më pak krushq, ndërsa syresh kishin konsumuar lëndë kimike në ndonjë dasëm mbrëmë aq sa njëri shpalli armiq edhe aleatët tanë amerikanë. I bëj thirrje Tritan Shehut të distancohet!”, shkruan Balla, teksa publikoi fotografine me poshtë:

Published inNews 2