Skip to content

Bankat marrin vendim të keq për gjithë ata që kanë llogari bankare

Bankat në Kosovë e kanë ngritur në 5 euro tarifën për pagesat që qytetarët i kryejnë brenda degëve bankare. Në shumicën e bankave, tarifa për një pagesë në sportel, ose brenda bankës, tashmë është 5 euro, nga 2.50 euro sa ka qenë vitin e kaluar.

Kjo tarifë po i prek më së shumti personat e moshuar dhe qytetarët që nuk dinë ose nuk kanë mundësi t’i përdorin shërbimet bankare online. Për ta, sporteli mbetet ende e vetmja mënyrë për të kryer pagesa të faturave, obligimeve apo shërbimeve të tjera.

Lexo gjithashtu:  Askujt nuk i kishte shkuar ne mendje kurre, Blendi Fevziu sapo zbuloi strategjine befasuese te PD-se

Në anën tjetër, pagesat përmes aplikacioneve bankare apo platformave online janë shumë më të lira, në disa raste me tarifa simbolike ose pa pagesë.

Lexo gjithashtu:  Hëna e Ujkut" në Gaforre: Cikloni Emocional që Hap Vitin 2026

Por M.GJ, pensionist nga Prishtina, thotë se e ka të pamundur t’i përdorë këto aplikacione. Për të dhe shumë qytetarë në Kosovë, pagesat fizikisht në sportele të bankave, mbetet ende mënyra e vetme që e kanë.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Nuk ndodhte prej vitesh, meteorologia tregon cmendurine e motit

M.Gj., ka ofruar dëshmi sesi banka në të cilën është klient, ia kishte ndalur si provizion 5 euro, për një pagesë në vlerë më të ulët se 1 mijë euro.

“Kjo është e tmerrshme. Unë jam pensionist. 5 euro tarifa për një pagesë”, ka thënë ai.

Published inNews