Skip to content

E mbani mend shqiptaren që u martua me një person me ngjyrë? E trishtë ç’ka ndodhur me të

Një histori e dhimbshme, e ndarë në rrjetet sociale, ka shkaktuar një valë debatesh mbi racizmin në Shqipëri. Një vajzë e re shqiptare, e cila shkoi për studime në Londër, ra në dashuri me një djalë me ngjyrë të quajtur Henri. Lidhja e tyre e dashurisë u kurorëzua me një fëmijë, por familja e saj nuk e pranoi këtë zgjedhje.

Kur vajza u kthye në shtëpi për t’i treguar prindërve nipin, reagimi i tyre ishte i ftohtë dhe i ashpër. Ata i kërkuan të abortonte fëmijën dhe e dëbuan nga familja pasi ajo refuzoi.

Lexo gjithashtu:  Lëvizje në kupolën e Policisë, kush ikën dhe kush emërohet

“Çoje djalin ta rrisë i ati, dhe vetëm atëherë do jesh përsëri vajza jonë,” i thanë prindërit.

Historia e saj ka nxitur një lumë komentesh në rrjetet sociale, duke ekspozuar një racizëm të thellë te një pjesë e shoqërisë shqiptare. Komente si “Turp, mjerë prindërit çfarë kanë rritur!” ose “Për një burrë me ngjyrë shkele çdo gjë!” dominuan postimin, duke e dënuar vajzën për zgjedhjen e saj.

Lexo gjithashtu:  Socialistët e kanë gati ndryshimin e madh

Megjithatë, mes mesazheve urryese, pati edhe zëra të ndërgjegjshëm që mbrojtën dashurinë dhe njerëzimin. “Ka plot shqiptarë që rrahin gratë, vrasin prindërit, bëjnë maskarallëqe dhe askush nuk flet për ta. Por kur dikush dashuron sinqerisht, quhet turp?” shkruante një komentues, duke dënuar hipokrizinë. Një tjetër shtoi se “Askush s’ka të drejtë të gjykojë, Zotin nuk e pyeti kush kur krijoi njerëzit – me ngjyrë apo pa ngjyrë.”

Lexo gjithashtu:  Shkodër - Gjyshi 70 vjecar kryen marr*dhenie me 63 vjecaren ne publik - Detajet

Historia tragjike e kësaj vajze nxjerr në pah një problem të ndjeshëm shoqëror që rrallëherë diskutohet hapur, duke treguar se paragjykimet racore janë ende të rrënjosura thellë.

Published inNews 2