Skip to content

Rogerti shtang Selinen! Ja mesazhi qe i dha banori ne dhomen e ‘izolimit’

Përballja mes Rogertit dhe Selinës në “dhomën e reflektimit” ka marrë një kthesë të papritur, duke kaluar nga një tentativë sqarimi në zbulimin e një mesazhi sekret nga jashtë.

Pasi Rogerti shfrytëzoi mundësinë e dhënë nga Vëllai i Madh për të thirrur tre banorë, Selin pranoi ftesën për të biseduar.

Por biseda u tensionua shpejt kur Rogerti i komunikoi asaj se loja e saj me Mirin ka “falimentuar” dhe se ajo ka humbur mbështetjen e publikut.

Lexo gjithashtu:  Shqiperia “po dridhet”, ky qytet eshte ne alarmin e kulmit te acarit

Goditja kryesore erdhi kur ai zbuloi se kishte marrë një porosi direkte nga familja e Selinës përpara se të bëhej pjesë e formatit.

“Ti je edhe më poshtë se ne në votat e publikut. Sepse shumë gjëra kanë ndryshuar që kur kam ardhur unë. Pse? Se loja jote me Mirin ka falimentuar… Dhe loja ime është nga mesazhi që kam marrë unë nga familja jote, a kupton, sidomos motra jote për të bërë nuse shtëpie, okej, është që ti nuk duhet të rrish me Mirin. Këtë ta verifikon dhe vëllai yt,” i tha Rogerti.

Lexo gjithashtu:  E Diela një ditë PLOT ME LEK! 25 Janari afron të papritura dhe ngjarje për këto shenja

Sipas tij, Selin është futur aq thellë në këtë strategji sa ka frikë të tërhiqet për të mos u dukur e dobët, ndërkohë që e këshilloi se ndarja nga Miri dhe loja individuale do ta bënin të dukej më e fortë.

Lexo gjithashtu:  E PAPRITUR, Perplaset per vd*kje gjyqtari qe po hetonte kryeministrin e dyshuar per korrupsion

Published inNews