Skip to content

Rama shkon të vizitojë “KAYO-n”, por pritet me protesta: Një kërkesë kanë qytetarët, jep dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në zonën e ish-uzinës së autotraktorëve, aty ku kompania KAYO, e cila akuzohet për skandalin e trafikut të armëve, pretendon se prodhon armë.

Por vizita e Ramës nuk duket se ka shkuar sipas parashikimeve, pasi kreu i qeverisë është pritur nga një grup qytetarësh, të cilë ti thonë që të japë dorëheqjen dhe ti dorëzohet drejtësisë.

Lexo gjithashtu:  Gazetarja: Ato zonja e dinë që po shkojnë me burrin e një gruaje tjetër! Më vjen keq për këtë …

“Një kërkesë kanë këta. Jep dorëheqjen dhe ik në burg. Me Kayo, me Gys Agasin, me Roni Yeffet, ajo tjetra nga Kosova (Vlora Hysenin). Burgu po të pret, nuk ke nga shpëton. Uji i pijshëm është ky, ja ca pinë banorët. Bën sikur i qan hallet.”, tha një prej banorëve.

Lexo gjithashtu:  Ergys AGASI në ditët më të zeza! BKH sekuestron telefonat e burgut të Bradasheshit, aty do zbulojnë se çfarë ka urdhëruar

Ndërkohë, në video dëgjohen dhe banorë të tjerë që lëshojnë thirrje kundër Ramës.

Published inLAJMI