Skip to content

KALLËZIM PENAL NË SPAK KUNDËR EDI RAMËS DHE SKËNDER HITËS, AKTIVISTËT RENDISIN 6 AKUZA!

Dhjetë aktivistë të shoqërisë civile kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Në kallëzimin e dorëzuar renditen gjashtë akuza, mes tyre gjenocidi, shpërdorimi i detyrës, dhënia e urdhrave të paligjshëm, ushtrimi i ndikimit për veprime të paligjshme, mosmarrja e masave për ndërprerjen e paligjshmërisë, si dhe pengimi i lirisë së shprehjes dhe organizimit.

Lexo gjithashtu:  “Humbje totale ose rigjenerim”, Meri Shehu: Të mbahemi fort… kjo javë do të jetë e fuqishme për 4 shenja

Sipas pretendimeve të aktivistëve, gjatë protestave janë cenuar të drejtat themelore të qytetarëve, si dhe integriteti fizik e psikologjik i protestuesve.

Tashmë pritet që SPAK të shqyrtojë kallëzimin dhe të vlerësojë nëse ekzistojnë elemente të veprave penale.

Duhet theksuar se depozitimi i kallëzimit nuk do të thotë se akuzat janë provuar apo se personat e përmendur janë marrë të pandehur.

Lexo gjithashtu:  Vjen reagimi nga Parlamenti Evropian
Published inLAJMI