Skip to content

“Edi je treguar i butë me protestuesit”/ Vuçiç: Rama është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë!

“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”, kjo është deklarata që ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë gjatë një debati televiziv, ku ka komentuar situatën në Shqipëri dhe protestat kundër qeverisë së mikut të tij politik.

Lexo gjithashtu:  Protesta e dhunshme në Tiranë/ Reagon BE, urdhri që i jep policisë

Duke marrë shkas dhe nga protestat masive në Serbi, ku rinia dhe qytetarët shpërthyen nëpër sheshe, duke detyruar Vuçiçin që të jepte dorëheqje, ish-presidenti tha se kryeministri shqiptar ka gabuar duke u treguar tepër i butë me protestuesit.

“Ka bërë një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste me diçka. Dhe gaboi, humbi kohë. Dhe ata tani… nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë ato zgjedhje. Tani gjithçka më duket irracionale. Sepse ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë, pavarësisht se si e sheh secili këtë.”, pohoi Vuçiç.

Lexo gjithashtu:  Veliaj në burgun e Fierit/ Artan Hoxha bën deklaratën e fortë

Në këtë kontekst, ish-presidenti serb ka paralajmëruar rrezikun e humbjes së zgjedhjeve për Ramën, ndërsa ka mbajtur një qëndrim mbështetës ndaj tij përballë protestave.

Published inLAJMI