Skip to content

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi sot në komisionin parlamentar të Ligjeve, planin e ri për pensionet në Shqipëri duke njoftuar se ka dy ndryshime të reja në janar dhe prill 2027.

Duke folur për një mbështetje financiare më të madhe më 2027, Malaj tha se ky plan synon rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe, mbi të gjitha, përmirësimin gradual të standardit të tyre të jetesës.

Lexo gjithashtu:  Pandeli Majko bën “autopsinë” e Vuçiçit, humbja e tij therëse dhe mesazhi i “koduar” për Edi Ramën: Nga sot ai do

“Për ne, kjo mbështetje nuk është thjesht një zë në buxhet, por një angazhim për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të një kategorie që meriton më shumë vëmendje dhe siguri ekonomike”.

Konkretisht, janë përcaktuar këto dy ndryshime:

– Afrimi i indeksimit i pensioneve në prillin e 2027, nga korriku që e kemi aktualisht, me një fond shtesë të parashikuar prej rreth 1,35 miliardë lekësh. Në total kjo politikë i kushton buxhetit të shtetit 4 miliardë lekë.

Lexo gjithashtu:  Pas pak orësh do bëhet nami, në keto qytete uji do përmbysë vendin, Instituti i Gjeoshkencave jep lajmin urgjent

Praktikisht kjo rritje pensionesh në prill dhe jo në korrik bëhet pikërisht pak ditë para zgjedhjeve të 9 majit 2027 dhe duket si një taktikë e përsëritur e kryeministrit për të ndikuar në votat e qytetarëve.

Lexo gjithashtu:  Miratohet dekreti i ri i sigurisë, deri në 12 vite burg për organizimin e protestave të dhunshme online

– Dyfishimi i vlerës së bonusit mujor për pensionistët sipas kategorive të përcaktuara, duke filluar nga 1 janari 2027, me një kosto totale të parashikuar prej 20 miliardë lekësh në vit.

Për z.Malaj këto dy politika për pensionistët kanë një kosto totale në buxhetin e shtetit për vitin 2027 rreth 24 miliardë lekë ose 250 milionë euro.

Published inLAJMI