Skip to content

Pas 9 dite proteste, vjen reagimi I FORTE i Edi Rames per projektin ne Zvernec: “Projekti do te..”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se projekti i diskutuar në Zvërnec do të realizohet pavarësisht kundërshtive dhe protestave që kanë vijuar prej më shumë se një jave në vend.

Në një intervistë për Al Jazeera, Rama e cilësoi projektin si një mundësi të rëndësishme zhvillimi ekonomik për Shqipërinë, duke theksuar se investimi i parashikuar arrin në 4 miliardë euro.

“Asnjëherë nuk ka qenë në diskutim nëse ky projekt do të realizohet apo jo. Ky është një bekim për vendin. Një investim prej 4 miliardë eurosh në një vend me një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 27 miliardë eurosh flet vetë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Lexo gjithashtu:  Klodiana Lala: Ja pse Belinda nuk pyeste per askend, ajo donte vec...

Rama hodhi poshtë gjithashtu akuzat se qeveria po jep ose po shet prona publike në kuadër të këtij projekti. Sipas tij, bëhet fjalë për një marrëveshje mes palëve private dhe jo për transferim të pronës shtetërore.

Lexo gjithashtu:  "Çmenden" të moshuarit, sherr i frikshem degradon me goditje thikash! Nje person...

“Bëhet fjalë për pronë private. Nuk bëhet fjalë për tokë publike që qeveria shqiptare po e jep duke e shitur vendin. Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë rol”, deklaroi ai.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ne vend, ka viktima dhe te plagosur

Deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur projekti në Zvërnec ka nxitur debate të forta publike dhe protesta nga grupe qytetarësh dhe aktivistësh, të cilët kanë shprehur shqetësime lidhur me ndikimin e tij në mjedis dhe në zonat e mbrojtura përreth.

Megjithatë, qeveria mbetet e vendosur për vijimin e investimit, duke e konsideruar atë një projekt strategjik me ndikim të rëndësishëm në ekonominë dhe turizmin e vendit.

Published inNews