Skip to content

Edi Rama i beson një tjetër “post” Belinda Ballukut

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka besuar një post të ri kyç zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e caktuar atë në krye të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Tiranë. Ky vendim vjen menjëherë pas shkarkimit të bujshëm të kryebashkiakut Erion Veliaj, një vendim që pritej të vulosej sot nga Këshilli i Ministrave.

Lexo gjithashtu:  Berisha trondit politikën: Do të nxjerr...

Zëvendëskryeministrja Balluku do të marrë në dorë drejtimin e fushatës për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet, të cilat u bënë të domosdoshme pas vendimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt.

Lexo gjithashtu:  'Ka vajtur m*ti në gjunjë', deputeti i PD-së shpërthen ndaj Ramës për përmbytjet: Bora zbardhi fusha edhe male, viti i ri do të na gjejë...

Lëvizja e Ramës për të emëruar Ballukun vjen pas dy takimeve të rëndësishme që ai zhvilloi të mërkurën. Së pari, ai u takua me katër nënkryetarët e bashkisë, kryetaren e komanduar Anuela Ristani, dhe kandidaten zyrtare të PS-së, Ogerta Manastirliu. Më pas, në një takim me deputetë dhe ministra socialistë, Rama theksoi se shkarkimi i Veliajt ishte i domosdoshëm, duke sinjalizuar qartë urgjencën për të nisur një proces të ri zgjedhor.

Lexo gjithashtu:  E FUNDIT - Donald Trump jep lajmin e madh
Published inNews 2