Skip to content

Zh duket ish-efektivi i Gardës, familja kërkon

Familjarët e Flamur Kolmarkut, 55 vjeç, kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur, pasi prej ditës së djeshme kanë humbur kontaktet me të. Sipas të afërmve, Kolmarku ka qenë pjesë e Gardës së Republikës dhe është larguar nga shërbimi rreth tre vite më parë.

Ata bëjnë me dije se ai vuan nga demenca dhe ka probleme të theksuara me kujtesën, çka e bën të vështirë orientimin dhe mund ta ekspozojë ndaj rrezikut.

Lexo gjithashtu:  Dosja e Belindes mberrin ne Bruksel, ja cfare ndodhi

Mjekët që e kanë ndjekur kanë sugjeruar se, në raste të tilla, personi mund të drejtohet instinktivisht drejt vendeve ku ka jetuar më herët. Për këtë arsye, familjarët dyshojnë se ai mund të jetë lëvizur drejt zonave si Mamurrasi, Rubiku, Rrësheni ose Kurbneshi.

Lexo gjithashtu:  3 zhdukjet misterioze në të njëjtën rrugë / Përmeti në ankth, trondit policia: Ka dyshime se ...

Informacioni i fundit që kanë marrë tregon se ai është parë në Bulqizë, në drejtim të Burrelit.

Të shqetësuar për sigurinë e tij, familjarët u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë ose të kenë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë me familjen në numrin: +355 68 206 5729. Ata kërkojnë gjithashtu që njoftimi të shpërndahet sa më gjerë, me shpresën që Flamur Kolmarku të gjendet sa më shpejt dhe të rikthehet pranë familjes.

Lexo gjithashtu:  S'kane fund telashet për PS, Rrogozhina shkon në zgjedhje të parakohshme!

Published inNews