Skip to content

Askush nuk e priste! Protestuesit i ‘zene vendin’ Edi Rames. Dalin pamjet c’po ndodh ne Tirane

Protesta e ditës së sotme kundër projektit të Zvërnecit ka vijuar me marshimin në rrugët e Tiranës, ku në fund protestuesit janë ndalur edhe në Sheshin Italia, aty ku sot Partia Socialiste mbajti festën e 35-vjetorit të krijimit.

Duket se kjo ishte një përgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij i ftoi protestuesit të bëhen pjesë e PS-së.

Lexo gjithashtu:  SHBA sùlmojnë objektivat e tèrroristeve në të gjithë Sirinë

Sipas Ramës, kushdo që ka si qëllim mbrojtjen e Shqipërisë duhet t’i bashkohet Partisë Socialiste.

“Nëse doni të mbroni vërtet Shqipërinë, mos ngatërroni drejtimin nga i vjen rreziku mjedisit, natyrës dhe Shqipërisë, por bashkojuni PS-së, e cila ka nevojë për këdo që nuk bie dakord me atë që nuk shkon, por që është gati të luftojë bashkë me ne për t’i bërë gjërat më mirë”, tha Rama.

Lexo gjithashtu:  Para pak minutash, Policia e Shtetit njoftim urgjent: Kujdes! Po vidhen llogarite bankare, ja si...

Por duket se kjo ftesë ka sjellë reagimin e protestuesve, të cilët iu përgjigjën nga vendi ku u zhvillua aktiviteti, ndërsa nuk munguan as thirrjet: “Rama, jepe dorëheqjen!”

Lexo gjithashtu:  Cmendet moti! Mos kujtoni se dimri mbaroj, ja si do të jenë ditët në vijim dhe fillimi i muajit prill
Published inNews