Skip to content

EKSKLUZIVE – Zbulohet kush eshte biznesmeni milioner i vrare ne Elbasan, e shkuara dhe bizneset e fuqishme te tij

Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mëhalla, 43 vjeç, rezulton pronar i një karburanti në Elbasan, Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Po ashtu, Mëhalla ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi. Në pamjet nga vendi i ngjarjes, dallohen disa prej taksive të parkuara tek karburanti ngjitur me Range Rover-in ku u vra 43-vjecari.

Ai nuk është person i panjohur për blutë e Elbasanit. Ai rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Lexo gjithashtu:  “Qëndroni në shtëpi” - Ky vend përballet me ciklonin më të fuqishëm të vitit

Siç sqarojnë burime për Report Tv, Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara. 1 vit me parë atij i është gjetur shkop gome. Ai njihet ndryshe edhe me emrin Edmond Hyka.

Nderkohe, ZËRI ka siguruar foton e biznesmenit Mondi Mëhalla që mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele, pranë karburantit “Xhaxhi OIL” në pronësi të tij.

Lexo gjithashtu:  Xheneta e mbajti fjalën! Bëhet virale ‘besa’ e saj e dhënë ndaj Gjestit

Burime bëjnë me dije se Mëhalla është qëlluar me dy plumba në kokë, teksa ishte në afërsi të karburantit në pronësi të tij. Së fundi ai rezulton të jetë pronar dhe i një rrjeti taksish në qytetin e Elbasanit.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë karburantit në pronësi të Mëhallës, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, me qëllim kapjen e autorëve.

Paraprakisht dyshohet se në ekzekutimin e Mëhallës kanë marrë pjesë dy persona./ZËRI

Lexo gjithashtu:  Mos dilni nesër nga shtëpia pa çadra, paralajmërimi i IGJEUM: Pas disa orësh do nise FORTUNA

Pista në të cilat po hetohen janë disa, pasi nga ana e policisë po hetohen edhe konflikte, ngjarjet e kaluar, pasi nga hetimet ka rezultuar i skeduar dhe i proceduar për shpërndarje të narkotikëve.

Mësohet gjithashtu se Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje. Disa kohë më parë u kap në automjetin e tij nga policia me një shkop gome brenda.

Edhe hetimet janë përqendruar nëse ka patur konflikt të mëparshëm apo konkurrencë lidhur me bizneset e tij.

Published inNews 2