Skip to content

U përplas me sekretaren e Kuvendit, ja çfarë detyre merr Elisa Spiropali

Në seancën plenare të së enjtes, mes protestës së opozitës brenda sallës dhe asaj të qytetarëve e studentëve jashtë Kuvendit, Elisa Spiropali u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.

Vendimi u bë i ditur nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të ndryshimeve në përbërjen e delegacioneve parlamentare.

Lexo gjithashtu:  Adrian Hila i sh*ste videot i*time me para, tro*dit avokati: Ja cfare u gjet ne kompjuterin e tij, por disa biznesmene

Sipas njoftimit, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, do të jetë anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, ndërsa deputetja socialiste Evis Kushi u caktua anëtare zëvendësuese në këtë delegacion.

“Në mbështetje të nenit 14 të Rregullores së Kuvendit, deputetja Elisa Spiropali… caktohet anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Ndërsa deputetja Evis Kushi caktohet anëtare zëvendësuese në këtë delegacion”, deklaroi Peleshi.

Lexo gjithashtu:  “Largohu përgjithmonë nga Shqipëria”, kandidati austriak i bën propozimin e papritur Edi Ramës: Jep dorëheqjen!

Caktimi u njoftua në një seancë të shoqëruar nga tensione politike, ndërsa opozita protestonte brenda sallës së Kuvendit dhe jashtë godinës vijonte protesta e qytetarëve dhe studentëve.

Lexo gjithashtu:  Reagon Erjoni me mesazhin e forte

Ndërkohë që vetë Spiropali në të njëjtën seancë, u shfaq e tensionuar me sekretaren e Kuvendit, për shkak se gjatë votimit nuk e mbante në dorë kartonin jeshil.

Published inLAJMI