Skip to content

U drejtoi ármën qytetarëve gjatë zenken në Tiranë, pèzullohet nga detyra efektivi i policisë (EMRI)

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur një ditë më parë në lagjen Laprakë, në Tiranë. Një punonjës policie, Fabiol Hasaj gjatë një konflikti të zhvilluar te pallatet malajziane, është konfliktuar me një shtetas të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit. Të pranishëm kanë qenë edhe qytetarë të tjerë.

Efektivit të policisë sqarohet se i është bllokuar arma e shërbimit tip pistoletë ‘TT’.

Ndërkohë në njoftimin zyrtar policia sqaron se drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar Fabiol Hasaj dhe se ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.

Lexo gjithashtu:  'Kane lindur me kemishe', TRE shenjat qe muajin Shkurt e jetojne me PASURI e me LUKS

Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.

Njoftimi i plotë;

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Lexo gjithashtu:  SPAK i ka gjetur Ergys Agasit USB me pergjime prej 1 viti! Rama PA SHPETIM, vetëm nëse ulet me Saliun dhe

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.02.2026, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, Tiranë, te pallatet malajziane, ku punonjësi i Policisë, Nënkomisar Fabiol Hasaj, me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, për motive të dobëta, u konfliktua me shtetasin D. H., të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit, informojmë se:

Menjëherë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar F. H., dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.

Lexo gjithashtu:  Goli dhe festa me "Shqiponjën", Manaj: Ja çfarë më tha trajneri serb

Gjithashtu, në funksion të hetimit, punonjësit të Policisë iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”.

Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.

Published inNews