Skip to content

E bujshme! SPAK kërkon te árrèstoje Ballukun! Edi Rama bën reágimin e forte: Qevèria jone do

Pasi SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të zv.kryemininistres Belinda Balluku, ka ardhur dhe reagimi nga kryeministri Edi Rama.

Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi.

Lexo gjithashtu:  Macron i spiunon Trumpit për Ramën: Ai më tha se...

Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.

Lexo gjithashtu:  ÇMENDURI VOTASH! Ky banor shpërthen me afro 800 MIJË vota – a do thyejë 1 MILIONIN?

Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve,

Lexo gjithashtu:  ARTI NE ZI! Shuhet humoristi legjendar shqiptar, një nga katër parodistët e Vlorës

këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.

Top Channel

Published inNews