Skip to content

Beti Njuma shp*rthen ndaj Braçes: Nuk ke as burrëri dhe as këllqe, thoshte mirë Fatos Nano që ti Erion nuk vlen as sa një lavatriçe

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Beti Njuma, ka bërë një reagim të fortë për votimin e propozimit socialist për Reformën Administrativo-Territoriale, dhe votën e deputetit Erion Braçe. Ky i fundit gjatë ditës kishte paralajmëruar se do votonte kundër, ndërsa pas mesnate, pasi kishte votuar kundër, tha se patjetër që do e jepte sot një shpjegim.

“Kam 13 orë që pres të dëgjoj justifikimin e Erion Braçes për votën pro reformës territoriale. Hiçgjë ende. Erioni po mendohet. Akoma! Dhe do të mendohet gjatë se si e lëpiu atë që pështyu me neveri, kur kundërshtonte siç do të bënte çdo njeri me integritet”, shkruan ajo.

Lexo gjithashtu:  Pandeli Majko bën “autopsinë” e Vuçiçit, humbja e tij therëse dhe mesazhi i “koduar” për Edi Ramën: Nga sot ai do

Beti Njuma thotë se Erion Braçe nuk kishte çfarë të humbte pas presionit të kryeministrit Edi Rama, por përkundrazi, do të dilte i fituar para njerëzve që e kanë votuar, para atyre që i kanë besuar dhe para atyre që nisën ta simpatizonin pikërisht për kundërshtimin e një reforme asgjësuese.

“Çfarë ndryshoi? Presioni, shantazhi, apo “dashuria” për partinë doli më e fortë se bindjet? Po ç’do humbiste Braçja nëse përjashtohej? Asgjë! Veç i fituar do të dilte: para njerëzve që e kanë votuar, para atyre që i kanë besuar dhe para atyre që nisën ta simpatizonin pikërisht për kundërshtimin e një reforme asgjësuese.

Lexo gjithashtu:  Alfred Cako nxjerr skenarët e zèvendësimit të krýeministrit, ja kush do

Sa pak burrëri! Sa pak këllqe nga një njeri me 30 e kusur vite si deputet! Çfarë hendeku mes asaj që mendon dhe thotë dhe asaj që bën. Erion Braçe kishte shansin të hynte në histori për qëndresën e tij, ashtu si Mariana Koçeku.

Lexo gjithashtu:  Tozaj vazhdon me denoncimet e forta

Mjerisht, zgjodhi rreshtimin. Do të mbahet mend vetëm si një koleg i Zeqinesë, e cila të paktën është më e sinqertë në puthadoren e saj!

Fundja asgjë e re nga fronti i socialistëve të Ramës (se atë të Nanos e ka harruar Erioni). Nënshtrimi i kafshës ndaj të zotit është total dhe ka shkërmoqur çdo ndërgjegje njerëzore apo politike. Ndaj me vjen ta mbyll me një shprehje të Fatos Nanos: Ti Erion nuk vlen as sa një lavatriçe”, përmbyll Beti Njuma.

Published inLAJMI