Skip to content

Erion Braçe reagon sërish, bën AKUZËN e fortë pas sulmit të madh në …

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish në rrjetet sociale, pas komenteve dhe kritikave që mori për qëndrimin e tij lidhur me reformën administrativo-territoriale. Këtë herë, ai ka publikuar një mesazh me akuza të rënda ndaj një personi që e përshkruan si “oligark” dhe që, sipas tij, është pjesë e politikës shqiptare.

Pa përmendur emra, Braçe pretendon se ky person ka ndërtuar pasurinë përmes tri mënyrave: shfrytëzimit të punonjësve, parave që ai i lidh me trafikun e drogës dhe transaksioneve që i cilëson fiktive e spekulative.

Në reagimin e tij, deputeti socialist ndalet fillimisht te komentet në rrjetet sociale, të cilat i konsideron të organizuara. Ai pretendon se pas tyre qëndrojnë persona të angazhuar për të sulmuar kritikët e “oligarkut”, duke i cilësuar si “patronazhistë” të tij.

Pjesën më të rëndë të reagimit, deputeti e lidh me pretendime për para që burojnë nga trafiku i drogës. Ai përmend edhe të afërm të personit të cilit i referohet, për të cilët pretendon se kanë qenë të përfshirë në aktivitet kriminal në Gjermani. Braçe ngre gjithashtu dyshime për shitblerje fiktive dhe fryrje të vlerave të pasurive.

Lexo gjithashtu:  Ardit Gjebrea ka marrë rreth 600 milionë lekë nga bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj

Në fund, deputeti thotë se dokumentet për këto pretendime ua ka dorëzuar më herët agjencive shtetërore, por shpreh pakënaqësi për mungesën e veprimit që, sipas tij, ka pasuar. Ai ngre pikëpyetje edhe për arsyet se përse institucionet nuk kanë ndërhyrë.

Reagimi i Erion Braçes:

PATRONAZISTET E OLIGARKUT NE SULM!

E prisja, ka dy dite qe e ben;
Jo vetem ndaj meje por ndaj cilitdo te gjalli qe komenton ketu.

LEXO  “Grupi më i rrezikshëm kriminal”, Klodiana Lala zbërthen organizatën e Vlorës: Inez Hajrulla dyshohet se fshihet në Greqi, u ‘tradhtua’ nga gabimi i të dashurës

Shihini;
Jane pa fytyre, pa emra, pa postime, me fare pak ndjekes apo te ndjekur prej tyre. NUK EGZISTOJNE!

Lexo gjithashtu:  E fundit! Mbështetës i flaktë i SPAK! I vihet tr*toli makinës së avokatit Idajet Beqiri

Jane robotet e kellires me te madhe qe ka politika sot;
ESHTE OLIGARKU I VETEM NE POLITIKE QE PAGUAN PATRONAZISTE NE TERRITOR E PATRONAZISTE NE RRJET!
Nese ate ne territor i ka bandite te dhunshem, keta ne rrjet i ka eunuke te dukshem;

Jam marre une me keta. Edhe me kete oligarkun jam marre.
Parate qe e bene te tille, OLIGARK, jane ne tre cikle;
Cikli i pare i parave te tij vjen era gjak. Jane mundi e sakrifica e djemve e vajzave te shfrytezuar barbarisht ketu, ne infrastrukturat e tij. Ka fituar pafund ai prej tyre, por te shfrytezuarit nuk marrin as sac marrin mesuesit sot si rroge; ai nuk i paguan asgje ketij vendi, transferon jashte parate e gjakut te te shfrytezuave ketu.

LEXO  “Shqiptarët janë kundër qeverisë dhe”/ Marjana Koçeku për median italiane: Ja pse vendosa të largohesha nga PS

Cikli i dyte i parave te tij, vjen era miell, eshte ai mielli i ndyre qe masakron e vret djem e vajza edhe ketu; jane kusherinj te tij ata qe kane bere drogen ne Gjermani e qe ketu ishin punonjes politik te tij.

Lexo gjithashtu:  ngjarja shenon dy humbje jete

Cikli i trete i parave te tij, kane eren e spekullimit, shitje blerje fiktive, fryrje fiktivisht te vlerave, pasuri qe zmadhohet prej tyre.

Ja kam dorezuar heret une letrat e tyre agjencive te kesaj qeverie; ja bejne muuu; nuk e kam kuptuar kurre pse e kane falur. Si thoni? Pse e kane falur?

Published inLAJMI