Skip to content

E fundit! Erion Veliaj shtrohet në spital

FIER – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit drejt sektorit spitalor të Burgut të Fierit. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e cila bën me dije se lëvizja është kryer brenda të njëjtit institucion penitenciar.

Sipas burimeve zyrtare dhe monitorimeve më të fundit, ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e konstatimeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), si dhe ankesave të përsëritura të vetë Veliajt lidhur me trajtimin e tij mjekësor. Kryebashkiaku ka pretenduar se gjendja e tij shëndetësore nuk është vlerësuar siç duhet nga autoritetet e burgut, duke iu referuar veçanërisht dëmtimeve dhe një frakture në këmbë, të cilën pohon se e ka pësuar gjatë periudhës së qëndrimit në Burgun e Durrësit.

Lexo gjithashtu:  “Janë mbytur edhe njerëz”/ Kaloi Lanën për t’iu shpëtuar protestuesve, Balliu përplaset me Currin: Të vij aty edhe…

Ndërkohë, raporti i monitorimit të KSHH-së ka ngritur shqetësime serioze mbi garancitë ligjore gjatë transferimit të tij të papritur nga Durrësi në Fier. Sipas KSHH-së, urdhri i transferimit ishte klasifikuar si “sekret” pa një bazë të qartë ligjore, çka i kishte pamundësuar Veliajt njohjen me arsyet e zhvendosjes dhe ushtrimin e së drejtës për ankim. Gjithashtu, monitoruesit evidentuan mungesë të dokumentacionit të plotë mjekësor dhe vonesa në komunikimet telefonike me familjarët.

Lexo gjithashtu:  “Prit zemër, vetëm do presësh…”

Zhvillimi vjen pas përplasjeve të forta procedurale në GJKKO, ku Veliaj refuzoi të paraqitej në seancë nga kafazi i gjykatës dhe pretendoi përmes një letre se transferimi i tij ishte bërë me urdhër politik. Kalimi në sektorin spitalor pritet t’i nënshtrojë kryebashkiakut ekzaminimeve të plota mjekësore dhe vlerësimit të kushteve të sigurisë.

Lexo gjithashtu:  Del biseda e fundit

Në lidhje me reagimin dhe gjetjet e monitoruesve në terren, mund të ndiqni Gjetjet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit mbi transferimin e Veliajt. Ky material zbardh vëzhgimet kryesore lidhur me urdhrin e transferimit dhe të drejtat e të paraburgosurit.

Published inLAJMI