Skip to content

Lajmi i fundit, merret nje vendim per Erion Veliajn

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të vazhdojë të mbetet në qeli, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e tij për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Kujtojmë që kryebashkiaku Veliaj ishte i pranishëm në sallën e GJKKO, ndërsa SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Lexo gjithashtu:  E fundit! kryebashkiaku perfundon nën masa hetimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025.

Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”.

Lexo gjithashtu:  U tha që u anulua bonusi i pensionisteve! Edi Rama jep lajmin e madh! Ja cfare do merrrni per Vit te Ri

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg.

Lexo gjithashtu:  Tjetër vrasje në vend! Arrestohet autori

Sipas prokurorisë, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv, në 9 raste që përfshijnë disa kompani, të cilat sipas SPAK kanë dhënë përfitime të parregullta në formën e parave dhe pasurive të paluajtshme, duke marrë më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Published inNews