Skip to content

Tronditëse në vendin fqinj/ Burri q*llon me armë gruan, 30-vjeçarja në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Paduli, në provincën e Beneventos, ku një grua 30-vjeçare u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, i cili punonte si roje sigurie.

Autori u arrestua nga karabinierët menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje dhe hetimet janë në vijim për të sqaruar rrethanat e incidentit, që ndodhi në banesën e çiftit në zonën Femina Arsa, shkruajnë mediat italiane.

Lexo gjithashtu:  E BUJSHME, TV Klan i ben namin gazetares se famshme Aida Shtino. E pabesueshme se cfare i ka ndodhur

Gruaja u dërgua me urgjencë në Spitalin San Pio në Benevento në gjendje kritike, ku sipas buletinit mjekësor u intubua dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje delikate në kirurgjinë vaskulare për rindërtimin ose zëvendësimin e arteries aksilare.

Lexo gjithashtu:  ‘TRONDITET QEVERIA’! Ja cfare pritet t’i ndodhe ne muajin Shkurt...

Aktualisht ajo raportohet te jete nen kontroll intensiv, ndërsa mësohet se ka pësuar edhe lëndime në pjesën e poshtme të barkut; në momentin e ngjarjes, fëmijët e çiftit, 9 dhe 12 vjeç, nuk ndodheshin në banesë./Top Channel

Lexo gjithashtu:  Tragjedi ne Permet! Te afermit gjejne te varur njeriun e tyre te zemres, e rende cfare pane
Published inNews