Skip to content

Mot i keq, jepet alarmi i kuq

Mëngjesi i kësaj të mërkure (4 shkurt) i gjeti varkat e lundrimit dhe ato të peshkimit të ankoruara në spirancë. Dalja e tyre në det është ndaluar për shkak të nivelit të lartë të dallgëzimit, i paralajmëruar një ditë më parë nga meteorologët.

Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, që përfshijnë erëra me intensitet të lartë dhe dallgëzim përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, Autoriteti Portual i Sarandës ka ndërprerë për ditën e sotme dhënien e lejeve dhe çdo dalje në det të mjeteve lundruese.

Lexo gjithashtu:  7 datat me FAT ne Janar 2026, tronditese cfare duhet te beni ne daten e pare

Ndalimi përfshin mjetet turistike, peshkatoret dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

Lexo gjithashtu:  Mateo i “rrëmbeu” puthjen Brikenës, banorja: Nuk doja të ma vidhte, duhej të ishte spontane

Burime nga Kapiteneria e Portit të Sarandës bëjnë me dije se ky ndalim është në fuqi për datën 4 shkurt 2026, nga ora 01:00 e mesnatës dhe do të vijojë deri në orën 04:00 të ditës së nesërme.

Lexo gjithashtu:  Ka ndodh e keqja e madhe! Karamuço për pallatin e djegur, nuk dalin fugonat për të arrestuarit, thuhet se

Nga ky ndalim përjashtohen tragetet e linjës Sarandë–Korfuz dhe anasjelltas, të cilat, edhe në këto kushte, kanë vijuar ofrimin e shërbimit për pasagjerët në kushte normaliteti të plotë.

Published inNews