Skip to content

Situata ne juglindje te vendin ne lidhje me lekundjet e Tokes

Mbrëmjen e së mërkurës, dy tërmete me magnitudë deri në 4 ballë u regjistruan në rajonin e Korçës, duke shkaktuar frikë dhe panik.

Sipas të dhënave, fatmirësisht nuk u raportuan dëme materiale apo persona të lënduar. Lëkundjet, me epiqendër në Devoll, u ndjenë edhe në qytetin e Korçës, duke alarmuar banorët për pasgoditje të mundshme.

Lexo gjithashtu:  Mjeket japin ALARMIN: Kujdes me kete ilac, ju ‘shkrin’ muskujt dhe kockat

Sipas pedagoges Ermira Jashiku, Dr. e gjeografisë fizike dhe mjedisore, rajoni i Korçës është pjesë e një zone me aktivitet sizmik të njohur, ku lëkundje të tilla nuk janë të rralla. Ajo shpjegon se kjo zonë ndodhet mbi struktura tektonike aktive dhe se tërmete mund të ndodhin herë pas here.

Lexo gjithashtu:  Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…Eduart Zaloshnja zbulon sondazhin

Pedagogia thekson se, megjithëse këto lëkundje nuk përbëjnë domosdoshmërisht rrezik të madh, është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë të informuar dhe të dinë si të veprojnë në raste të tilla.

Lexo gjithashtu:  Deklarata e Stenaldos per banorin qe ka me shume shanse te fitoje Bigun!

Sipas ekspertëve, njohja e rregullave bazë të sigurisë, edukimi në shkolla dhe komunikimi i qartë nga institucionet janë elementë kyç për përballimin e situatave emergjente./Top Channel

Published inNews