Skip to content

FBI “zbarkon” në Tiranë

Të hënën në Tiranë, në orën 09:00, do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së Ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter.

Raportohet se në këtë konferencë do të marrin pjesë 235 pjesëmarrës, përfaqësues të FBI-së dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga e gjithë Evropa dhe vende të tjera.

Lexo gjithashtu:  Avokati Goxhaj zbulon skenaret se si merr fund epoka 'Rama'

Mësohet se në këtë takim do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe drejtues të tjerë të agjencive ligjzbatuese.

Lexo gjithashtu:  Lajm i trishtë në politikë, ndahet papritur nga jeta ish-ministri i njohur

Gjithashtu, në konferencë do të jetë i pranishëm Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA, si dhe Ambasadorja në detyrë dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy Vanhorn.

Lexo gjithashtu:  Pò jèpte dèklaráte per mèdîat, dèpùtètes i shpèrthèn èksplòzîvi ne kòke

Konferenca konsiderohet një nga aktivitetet e rëndësishme ku marrin pjesë përfaqësues të FBI-së, së bashku me drejtues dhe përfaqësues të agjencive ligjzbatuese nga vende të ndryshme.

Published inNews