Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Fitorja e parë e protestuesve të Zvërnecit, Qeveria Rama merr vendimin e papritur…

Pas ditësh debatesh, reagimesh dhe protestash nga qytetarët, gardhi rrethues i vendosur në zonën e Zvërnecit dhe Porto Novës është hequr plotësisht.

Gjatë ditës së sotme është larguar edhe pjesa e fundit e telave rrethues, duke e lënë zonën të hapur dhe pa pengesa. Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë se gardhi nuk ndodhet më në asnjë segment të zonës ku ishte vendosur më parë.

Lexo gjithashtu:  “Rikthehen reshjet e shiut, do të vijojnë deri…”/ Paralajmëron IGJEUM

Vetëm pak ditë më parë, një pjesë e gardhit ishte ende e pranishme në Porto Novë, ndërsa zona monitorohej nga punonjës sigurie. Sot, situata paraqitet krejt ndryshe, me strukturën rrethuese të hequr tërësisht.

Lexo gjithashtu:  "Ik zhduku, kam gruan jashtë", Zhaku "provokon" hapur Ilirin, përplasje e ashpër në mes të emisionit

Heqja e gardhit vjen pas kundërshtimeve të shumta nga banorë, aktivistë dhe qytetarë, të cilët e konsideruan vendosjen e tij si një kufizim të aksesit në zonën bregdetare.

Aktualisht, në terren nuk konstatohet as gardh dhe as prani e rojeve të sigurisë, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat do të jenë zhvillimet e mëtejshme lidhur me projektin që shkaktoi përplasjen mes qytetarëve dhe institucioneve.

Lexo gjithashtu:  Kategoria qe do te kete me shume rritje page!
Published inNews