Ish-kandidati i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, ka folur për herë të parë publikisht mbi akuzat për @buz1m s8ksu@l që qarkulluan pak para zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për DritareTV, ai i cilësoi këto akuza si “të shpifura” dhe tha se publikimi i tyre në atë moment ishte i qëllimshëm për ta dëmtuar politikisht.
“Pak orë para kutisë së votimit nxorën një lajm shumë të shpifur. Kjo më ka ngacmuar. Mund ta kishin nxjerrë më parë, por pritën atëherë,” u shpreh Peçi. Ai shtoi se lajmi nuk pati ndikim te votuesit e zonës së tij, pasi banorët e njohin shumë mirë.
Peçi kujtoi një ngjarje të ngjashme të ndodhur 10 vjet më parë, kur disa portale kishin publikuar lajme për fëmijët e tij adoleshentë. Ai rrëfeu se, pasi kishte kontaktuar me drejtuesin e një portali, mori përgjigjen se “lajmi yt shitet”, duke theksuar se këto media shfrytëzojnë lajmet për klikime dhe përfitime financiare.
Ai e mbylli intervistën duke kritikuar ashpër këtë formë të politikbërjes. “Kjo nuk është rruga e duhur, të baltosësh dhe të bësh politikë. Nëse do të bësh politikë, përballu me njerëzit,” tha Peçi. Gjatë fushatës, mediat raportuan për një kallëzim penal të mundshëm ndaj tij, por detajet mbetën të paqarta.