Skip to content

Vrasja e Liridona Ademajt, femijet mbeten jetime me baba ne burg, zbulohet cfare do ndodhe me ta

Familja e së ndjerës Liridona Ademaj ka dërguar një letër në programin “Goca dhe Gra”, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar autorët me burgim të përjetshëm, Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim.

Në letër, familja e Liridonës shpreh falenderime për mbështetjen e të gjithëve, teksa tregojnë se ky vendim i lehtëson sado pak dhimbjen.

Sa i përket dy djemve të mitur të Liridonës, familja shprehet se do të kërkojnë kujdestarinë e tyre, sipas kushteve që duhet.

Lexo gjithashtu:  E FUDIT - Pak minuta para PRIME, produksioni del me nje njoftim te cuditshem

“Pas vendimit të Gjykatës ne si familje ndihemi të lehtësuar pasi që është kulmuar një procedurë penale me një vendim gjyqësor, e nuk kanë ngelur vetëm në ndërgjegjen e popullit dhe vetëm në dënimin që kanë marrë nga qytetarët. Dënimi që kanë marrë Gjykata ka qenë me lartësinë maksimale, që njeh Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Liridona nuk kthehet për familjen Ademaj, e as për fëmijët e Liridonës, dhe as për ata që e kanë njohur si grua të forte, punëtore, e mbi të gjitha si një person që ka sakrifikuar gjithçka për familjen. Ky vendim flladit zemrat e familjes dhe në të ardhmen, për fëmijët e Liridonës do të jetë dokumentet në bazë dhe konfirmim i të vërtetës që ka ndodhur për fatkeqësinë e nënës së tyre.

Lexo gjithashtu:  Qeveria gati të TËRHIQET nga Ti.../ Edi Rama e thote troç: Në Shqipëri do të hapim…

Fëmijët, nuk do të kenë arsye të brengosen për vendosjen e drejtësisë lidhur me nënën e tyre, pasi që dikush i ndërgjegjshëm dhe profesional ka vendosur denjësisht ndaj kryesit të vrasjes së nënës së tyre.

Lexo gjithashtu:  Tirana ne alarm, rruget pa njerez, del skenari i befasishem i protestes se PD, ja cfare ndodh sonte

Familja e Liridonës do të bëjnë kërkesë autoriteteve suedeze që të marrim kujdesin e fëmijëve qoftë në Republikën e Kosovës apo edhe në ndonjërin nga shtetet e Bashkimit Evropian ashtu siç shteti suedez mund të pranojë një kërkesë të tillë”, thuhet në letrën e dërguar nga familja e Liridonës.

Published inNews