Skip to content

Aksidenti në Durrës, Agron Llakaj nuk i mban lotët: Jemi bashkëautorë, shoqëri e paedukuar dhe rrugaçe

Agron Llakaj, në emisionin “Top Story”, u përlot ndërsa foli për aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Ai e përshkroi ngjarjen si një “klithmë për shoqërinë”, duke shprehur ngushëllime për familjet dhe duke theksuar se dhimbja e tillë të trondit vetëm kur e përjeton nga afër. Sipas tij, shoqëria shqiptare po përballet me një krizë të thellë vlerash, ku “të fortët sundojnë” dhe mungon respekti për jetën.

Lexo gjithashtu:  Nesër protesta e demokrateve, policia plan masash: Ja akset që neser do të bllokohen

Llakaj tha se jemi kthyer në një shoqëri të paedukuar dhe të dhunshme, ku harrohen shpejt tragjeditë dhe reagimet mbeten sipërfaqësore. Ai kritikoi edhe ndikimin e rrjeteve sociale, duke thënë se po rrisim një brez që ndjek modele të gabuara dhe ku mungon empatia mes njerëzve.

Lexo gjithashtu:  Policia jep detaje per ngjarjen e Pogradecit!

Duke folur me emocione të forta, ai shtoi se ndjen përgjegjësi morale si prind dhe gjysh, dhe se mungesa e dashurisë për njeriun po e rëndon edhe më shumë shoqërinë.

Lexo gjithashtu:  Gjykata merr vendimin për Ilir Metën
Published inNews