Skip to content

E RËNDË në Shqipëri/ Punëtorët po punonin poshtë furgonit, u ndodh e keqja e madhe

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një furgon pranë një servisi automjetesh që gjithashtu shërben edhe si gomisteri.

Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes së sotme në Shkodër në kilometrin e 2-të në rrugën Shkodër-Hani Hotit.

Punonjësit ishin duke punuar poshtë furgonit duke salduar dhe papritur ky mjet ka marrë flakë duke u djegur plotësisht.

Lexo gjithashtu:  Xhami i avionit me pasagjerë thyhet në ajër, ulje emergjente në Angli

Nga flakët punonjësit dhe personat e tjerë që ndodheshin aty kanë arritur që të shpëtojnë pa u lënduar nga flakët.

Menjëherë mbërritën zjarrfikëset duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e zjarrit që të mos përhapej.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ne vend, i forti qellohet me arme ne koke ne mes te kryeqytetit (FOTOT)

Si shkak i këtij zjarri përveç furgonit është djegur edhe një automjet tjetër që ndodhej aty afër ndërsa e keqja e madhe ka ndodhur tek dëmet materiale qe ka pësuar edhe servisi dhe gomisteria.

Lexo gjithashtu:  Tragjèdi pranë "Elbasan Arena": Gjendet Personi i Djègur!

Ndërkohë grupi hetimor bashkë me ekspertët e zjarrfikësve janë duke hetuar për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij zjarri aksidental që dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia.

Published inNews