Skip to content

Gati shkarkimi? Edi Rama i ben goditjen e forte Elisa Spiropalit! Vjen reagimi i saj! Mesazhi i forte per pushtetin Rames

“Ministria e Jashtme një dështim tjetër i yni, si RTSH”, ishte deklarata e bërë sot nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Në mbledhje ministrja e jashtme Elisa Spiropali mungonte pasi ndodhet në Ukrainë, duke humbur kështu dhe momentin kur shefi i qeverisë e la ministrsë që drejtohet nga ajo si amanet për tu përmirësuar përgjatë 2026.

Lexo gjithashtu:  ‘Shkundet’ Policia e Shtetit! Sapo u emerua ne Polici shefi qe Ilir Proda e shkarkoi per performance te dobet

Por, një përgjigje nga ana e Spiropalit erdhi menjëherë nëpërmjet rrjeteve sociale, jo i drejtpërdrejtë, por me një nënkuptim të qartë.

Momentet e vizitës 2 ditore në Ukrainë, nga pritja, vizitat, konferenca me homologun e deri tek takimi me presidentin Zelensky, ishin të gjitha në një video shoqëruar me një shprehje të shkrimtarit Albert Kamy dhe në sfond një muzikë që flet rrëzimin e pushteteve totalitare.

Lexo gjithashtu:  Incident ne Eurovision! Skandaloze nga serbet, ja cfare bejne sapo kane pare flamurin e Kosoves

Kënga “Iron Sky” flet për padrejtësitë shoqërore, hipokrizinë morale dhe shtypjen që pushteti i bën popujve, me një ritëm të fortë dhe kombinuar me pamjet, duket sikur Spiropali po përpiqet t’i ndryshojë Ramës qëndrim, duke shprehur forcë dhe siguri.

Lexo gjithashtu:  “Merrni masa urgjente!”/ Deputeti shqiptar thirrje për reagim të shpejte: Duan të

Published inNews