Skip to content

Gazetarja Lala: Janë ndaluar persona që po përgatiteshin për të kryer sulme terroriste, antiterrori po i monitoroin

E ftuar në MCN TV, në emisionin “Të paekspozuarit”, gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar kërcënime të mundshme nga aktorë yë lidhur me Iranin.

Lala tha se rreziku kryesor lidhet me kampin Ashraf, ku strehohen rreth 3 mijë muxhahedinë dhe se ekziston mundësia që individë të caktuar të tentojnë të hyjnë në kamp për të kryer sulme.

Lexo gjithashtu:  Zbardhen detaje te papritura per fermeret e Ferma VIP

Ajo tha se autoritetet kanë identifikuar dhe ndaluar persona që dyshohet se po përgatiteshin për sulme terroriste.

Një tjetër pikë ku u ndal Lala ishte edhe rreziku që na vjen nga hakerat iranianë, të cilët synojnë sistemet qeveritare shqiptare. Lala shtoi se një pjesë e sulmeve mund të kryhen edhe nga brenda vendit.

Lexo gjithashtu:  'Nje femer ju sjell PASURI ne shkurt...' Fati troket tek 3 shenja, do i ndahen halleve
Published inNews