Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në një shkollë në Ferizaj ku një 64-vjeçar– punëtor teknik ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Mediat vendase raportojnë se i moshuari është vënë në pranga nën akuzë për sulm seksual ndaj një 10-vjeçareje.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 11 mars dhe i moshuari është ndaluar me vendim të prokurorisë për 48 orë.
“Më datën 11.03.2026 hetuesit rajonal janë njoftuar për një rast sulmi seksual në një shkollë në Ferizaj. Viktimë ishte një nxënëse e mitur (10 vjeçe). Ndërsa i dyshuari një 64 vjeçar punëtor teknik në këtë shkollë, i cili me datën 12.03.2026 është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit për të mitur, është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetuesit janë autorizuar të vazhdojnë veprimet hetimore” shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
