Skip to content

Alarm shume prane Shqiperise, gjendet droni me eksploziv! Dyshimet e frikshme per…

Një dron detar i llojit “MAGURA V5”, i pajisur me rreth 100 kilogramë lëndë eksplozive, ka alarmuar autoritetet greke pasi u gjet i bllokuar në brigjet e Lefkadhës. Sipas mediave greke, droni cili njihet si një teknologji sulmi e përdorur nga forcat ukrainase, u diktua fillimisht nga peshkatarë lokalë.

Mediat raportojnë se ekspertët e përshkruajnë këtë pajisje me rrezikshmëri të lartë, dhe e aftë për të asgjësuar objektiva detarë me përmasa të konsiderueshme përmes telekomandimit. Hetimet paraprake të shërbimeve inteligjente sugjerojnë se objektivi i mundshëm i këtij droni ishte një autokolonë anijesh ruse që po lundronte në ujërat e Mesdheut, mes Kretës dhe Maltës, me destinacion portin e Tartusit në Siri. Sipas të dhënave, droni lundrues dyshohet se ka humbur kontrollin ose ka pësuar defekt gjatë tentativës për të goditur flotën ruse.

Lexo gjithashtu:  Befason gazetari amerikan: Ja kush është mashkulli i njohur që kishte lidhje me Enver Hoxhën

E sipas mediave greke, baza e dronit detar është në Vlorë, Shqipëri ose në Libinë Perëndimore. Dy porte, një në Adriatik dhe një në Mesdhe, janë vënë nën “lupën” e autoriteteve greke të sigurisë. I pari, në Vlorë, Shqipëri, dhe i dyti, në portin e Misratës në Libinë Perëndimore. Atje, në fakt, një hetim zbuloi së fundmi se Ukraina mban një prani ushtarake, me më shumë se 200 oficerë dhe specialistë të dronëve.

Lexo gjithashtu:  Aksident me humbje jete në aksin Fier-Vlorë, trupi i 23-vjeçarit gjendet 30 metra larg makinës

Ndërkohë që Autoriteti Portual i Lefkadhës vijon procedurat e sekuestrimit, ky incident ka ngritur pikëpyetje të reja mbi sigurinë detare në Jon dhe shtrirjen e konfliktit ukrainas në ujërat e Mesdheut.

Lexo gjithashtu:  Po kerkoni te blini shtepi? Vjen njoftimi qe cdo shqiptar duhet ta mesoje!
Published inNews