Skip to content

Aksident i rëndë, kamioni përplaset me fugonin!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të enjte në rajonin e Friulit, në Itali, ku ka humbur jetën një person.

Sipas mediave italiane, i plagosur ka mbetur shoferi i kamionit, një shtetas shqiptar, i cili është transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit në Udine. Ndërsa viktima është identifikuar si një shtetas italian.

Lexo gjithashtu:  Shqipëria me lajme të mira drejt BE/ Ky shtet i madh i thotë “PO” Ramës…

Autoritetet bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e Marianos, si pasojë e përplasjes mes një kamioni të drejtuar nga shqiptari dhe një furgoni frigoriferik që drejtohej nga viktima.

Lexo gjithashtu:  E premtja e zezë, përgjaken rrugët e vendit! ! Përplasen dy automjete, ndërron jetë njëri nga drejtuesit

Gjendja e shoferit shqiptar raportohet e rëndë, ndërsa mjekët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Lexo gjithashtu:  I tha Arbanes k*cke dhe e eliminuan nga Ferma VIP, vjen reagimi ‘rrufe’ i Oles se famshme
Published inNews