Skip to content

Ngjarje e ores se fundit ne Gramsh! Kamioni perfundon ne humnere

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash-Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Lexo gjithashtu:  Lajm i fundit, ja cfare sapo u vendos per pensionet ne vend

Mësohet se në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e aksidentit, mësuesja dhe drejtuesi i automjetit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa infermierja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Lexo gjithashtu:  U vra nga partneri dhe la pas 4 fëmijë, mikesha e 29-vjeçares bën veprimin e madh

Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e nevojshme dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se rruga e vështirë dhe kushtet e terrenit mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.

Lexo gjithashtu:  Moti bën kthesën e fortë pas 24 oresh, ja çfarë pritet të ndodhë
Published inNews